13:23 / E Hënë, 04 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Tahiri flet për hapat konkret kundër korrupsionit, që po pengon rrugën evropiane të Kosovës

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri është deklaruar rreth shënimit të javës kundër korrupsionit.

Me këtë rast Tahiri ka theksuar se janë marrë masa që të kontribuohet në këtë drejtim, transmeton Indeksonline.

Ministri Tahiri ka thënë gjithashtu se mbetet i përkushtuar në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, si dy priotetet themelore, rezultatet e të cilave do të ndikojnë në rritjen e besimit të qytetarëve në institucione.

Ky është postimi i plotë:

Shënimi i javës kundër korrupsionit, këtë vit na gjenë më të mobilizuar se kurrë, për t’i dhënë përgjigjen e duhur kësaj dukurie negative që po mbanë peng të ardhmen evropiane të shtetit të Kosovës. Në kuadër të këtyre përpjekjeve, si ministër i Drejtësisë, kam marrë masa që kontribuojnë ekskluzivisht në këtë drejtim. Procedimi për miratim i Projektligjit për Parandalimin e Konfliktit të Interesit si dhe Prokurorit të Shtetit, miratimi në Qeveri i Koncept Dokumentit për Suspendimin e Zyrtarëve në rast akuze për korrupsion, ndryshimet dhe plotësimet në Kodin Penal, si dhe rishikimi i mandatit të Agjencisë Kundër Korrupsionit dhe procesit të deklarimit të pasurisë janë vetëm disa masa direkte të kësaj natyre. Mbetem i përkushtuar që gjatë mandatit tim, lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar të jenë prioritet themelor dhe i pa kompromis, rezultatet e së cilës do ndikojnë në rritjen e besimit të qytetarëve në institucione.