16:21 / E Mërkurë, 20 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Tahiri flet për Koncept Dokumentin e Agjencisë Kundër Korrupsionit dhe deklarimin e pasurisë së zyrtarëve të lartë

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri  ka theksuar se integriteti është themeli i çdo qeverisje të mirë.

Tahiri ka theksuar se Miratimi i Koncept Dokumentit për Agjencinë kundër Korrupsionit dhe për Deklarimin dhe Prejardhjen e pasurisë të zyrtarëve të lartë publik, do t’i hapë rrugë ndryshimeve ligjore të domosdoshme në zhvillimin e qasjes ‘zero tolerancë’, ndaj korrupsionit, në mënyrë që të ndërtohet një sistem i fuqishëm institucional, i orientuar drejt rezultateve konkrete në luftën kundër këtyre dukurive negative, transmeton Indeksonline.

Ky është postimi i plotë:

Integriteti është themeli i çdo qeverisje të mirë. Kthimi i besimit të qytetarëve në institucionet vendore, është synimi kryesor i luftimit të korrupsionit nga brenda, duke u siguruar që zyrtarët e lartë publik nuk keqpërdorin pozitën e tyre për të pasuruar apo fuqizuar veten. Miratimi i Koncept Dokumentit për Agjencinë Kundër Korrupsionit dhe për Deklarimin dhe Prejardhjen e pasurisë të zyrtarëve të lartë publik, do t’i hapë rrugë ndryshimeve ligjore të domosdoshme në zhvillimin e qasjes “zero tolerancë” ndaj korrupsionit, në mënyrë që të ndërtohet një sistem i fuqishëm institucional, i orientuar drejt rezultateve konkrete në luftën kundër këtyre dukurive negative.Koncept dokumenti i miratuar sot do të fuqizoj Agjencinë Kundër Korrupsionit, e cila do të ndjek politika të pa kompromis ndëshkimore në verifikimin e prejardhjes së pasurisë. Të gjitha këto do të reflektohen në rishikimin e dy ligjeve, Ligjit për Agjencinë Kundër Korrupsionit dhe Ligjit për Deklarimin, Prejardhjen dhe Kontrollin e Pasurisë së zyrtarëve të lartë publik.