11:48 / E Mërkurë, 21 Tetor 2020 / k.v

Tahiri fton SHBA-në ta hapë Zyrën e Departamentit të Mbrojtjes, në Kosovë

Ish-ministrja për dialogun, Edita Tahiri, ka reaguar në lidhje me hapjen e zyrës përfaqësuese të Ministrisë ruse të Mbrojtjes, në Serbi.

Ajo përmes një postimi në llogarinë e vet në Facebook, ka shkruar se derisa Rusia po zbarkon në Serbi me zyrën e saj të Ministrisë së Mbrojtjes, Tahiri ka ftuar SHBA-në ta hapë zyrën e Departamentit të Mbrojtjes, në Kosovë.

“Rusia po zbarkon në Serbi me zyrën e saj të Ministrisë së Mbrojtjes. Tani SHBA-ja duhet të zbarkojë në Kosovë me zyrën e saj të Departamentit të Mbrojtjes. Është koha që NATO-ja ta kompletojë integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor, përfshirë Kosovën, për t’i parandaluar ambiciet gjeopolitike ruse në rajonin e Ballkanit”, ka shkruar Edita Tahiri.