10:23 / E Martë, 07 Shkurt 2023 / L K

Tahiri, Kurtit: S’e pyete as opozitën as VV-në kur e pranove planin pa njohje reciproke e Asociacionin

Ish-kryenegociatorja e dialogut Kosovë – Serbi, Edita Tahiri, ka akuzuar kryeministrin e vendit, Albin Kurtin, se nuk e pyeti as opozitën as partinë e tij, Vetëvendosjen, kur sipas saj, e pranoi planin pa njohje reciproke por edhe Asociacionin.

Tahiri, këtë e cilëson si papërgjegjësi totale institucionale.

Kujtojmë se kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka takuar dje emisarin special të BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, ku pas takimit tha se “ne e pranojmë propozimin e BE-së për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe e konsiderojmë atë një bazë të mirë për diskutime të mëtejshme dhe një platformë solide për të ecur përpara”