22:00 / E Hënë, 26 Korrik 2021 / AR

Tahiri mirëpret mërgimtarët: Ne jemi një, kush bënë ndarje, nuk ja don të mirën popullit tonë

Kryetari i Vushtrrisë, Xhafer Tahiri ka mirëpritur mërgimtarët e komunës së tij në një organizim.

Ai tha se ne jemi një dhe kush bënë ndarje me “ne” e “ju” nuk ja don të mirën popullit tonë, shkruan Indeksonline.

Po ashtu ai njoftoi se nga tani e tutje, me datë 26 Korrik do të mbahet takimi tradicional i mërgimtarëve të Stanocit të Poshtëm.

Postimi i plotë:

Mirë se vini mërgimtarë

Ne jemi një, kush bënë ndarje në “ne” e “ju” nuk ja don të mirën popullit tonë.

Faleminderit mërgimtarë që sonte ishit me ne, faleminderit Këshillit të Fshatit Stanoc dhe Xhamisë e Imamit për këtë organizim shembullor.

Nga tani e tutje, çdo vit, me datë 26 Korrik do të mbahet takimi tradicional i mërgimtarëve të Stanocit të Poshtëm.

I mirëpresim e do të jemi bashkë edhe në fshatrat tjera të Vushtrrisë në takime të ngjashme.

Jam fort i nderuar që isha sonte në mesin tuaj.