14:13 / E Shtunë, 08 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Tahiri: Pakoja e ligjeve kundërkorrupsionit do prodhojë efekte të shpejta

Ministri i Drejtësisë, AbelardTahiri, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka vlerësuar punën ebërë në hartimin e legjislacionit kundër korrupsionit.

Sipas ministrit Tahiri,këto ligje të miratuara së fundmi nga Kuvendi i Kosovës, do t’i japin më shumëkuptim shënimit të “Javës Kundër Korrupsionit”.

“Ditëve në vijim do të shënojmë “Javën Kundër Korrupsionit” dhe jam tejet i lumtur që këtë vit, përpjekjeve tona shtetërore dhe shoqërore kundër kësaj dukurie, i kam kontribuar me hartimin e ligjeve jashtëzakonisht të rëndësishme siç është Kodi Penal, Ligji për Konfiskimin e Pasurisë së Paligjshme, Ligji për Mbrojtjen e Sinjalizuesve dhe ai për Parandalimin e Konlifktit të Interesit, të cilat tashmë janë miratuar nga Kuvendi i Republikës së Kosovës” ka shkruar Tahiri.

Megjithatë, ministri ka theksuar se është e rëndësishme që kjo luftë mos të perceptohet vetëm si një nevojë për të përmbushur agjendën evropiane, por duhet të bëhet përditshmëri.

“Lufta kundër korrupsionit, nuk duhet parë kurrë vetëm si dimension i përmbushjes së kritereve evropiane, sepse në radhë të parë kjo luftë është e nevojshme për të rrënuar idenë e abuzimit me autorizimet publike. Prandaj, duhet të jemi të përgjegjshëm dhe më të vendosur se kurrë që këtyre ligjeve që i kemi miratuar, t’iu japim shpirt dhe t’i bëjmë mënyrë jetese të përditshme. Pakoja e ligjeve kundër korrupsionit do prodhojë efekte të shpejta. Agjenda “Drejtësia 2020” angazhim themelor të saj e ka pikërisht implementimin efikas të këtyre ligjeve” ka përfunduar Tahiri.