75 Mall Live Search
18:39 / E Enjte, 13 Shtator 2018 / indeksADMonline

Tahiri për takimin e tretë të Grupit Punues: Diskutuam për numrin e ministrive dhe z.v ministrave

Është mbajtur takimi i tretë i Grupit Punues për hartimin e Ligjit për Qeverinë, ka bërë të ditur koordinatori nacional për reforma shtetërore, Besnik Tahiri.

Në këtë takim sipas tij janë diskutuar definimi i sektorëve/dikastereve për qeverisje, vendosja e kufijve për numrin e ministrive dhe zëvendësministrave, fleksibilitetin e tepruar në këtë aspekt dhe kornizën ligjore ekzistuese.

“Grupi Drejtues u dakordua që në fillim të muajit tetor, të përgatit një dokument i cili vendos parametrat e Ligjit që rregullon dikasteret, fushën e veprimit dhe numrin e përgjithshëm të tyre, duke i siguruar Republikës së Kosovës një qeverisje të mirë dhe efikase. Po ashtu, diskutuam edhe mbi kompetencat burimore të Kryeministrit individualisht dhe Qeverisë si Kolegjium, dhe u pajtuam se në fokus të Ligjit për Qeverinë duhet të jetë përputhshmëria me praktikat e vendeve të BE-së, si synim sublim i Qeverisë së Kosovës”, ka njoftuar Tahiri./Indeksonline/