08:06 / E Mërkurë, 02 Maj 2018 / indeksADMonline

Tahiri: Pres vlerësim pozitiv nga BE-ja në luftimin e korrupsionit

Ministri i Drejtësisë Abelard Tahiri ka thënë se delegacioni teknik i Bashkimit Evropian, që viziton këtë javë Kosovën, do të japë vlerësim pozitiv për luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit, i cili është kriteri i fundit për liberalizimin e vizave.

Ministri i Drejtësisë Abelard Tahiri është shprehur i sigurt se Kosova do të marrë vlerësim pozitiv nga delegacioni i Bashkimit Evropian për luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit, që është kriteri i fundit për liberalizimin e vizave.

Në një intervistë për gazetën “Zëri” ministri Tahiri ka thënë se delegacioni teknik i BE-së, që vjen këtë javë në Kosovë, do të japë vlerësim pozitiv, pasi sipas tij, institucionet e Kosovës janë duke bërë punë të mirë për zbatimin e rekomandimit të luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.