12:29 / E Martë, 19 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Tajnerja personale tregon gjënë më të rëndësishme për fitnes që nuk e di pothuajse askush

Një trajnerë personale e fitnesit nga Australia , Camilla Akerberg, është e njohur për fizikun e saj të mrekullueshëm.

Dhe përderisa ajo ndanë çdo herë ushtrimet e saja dhe dietën përmes rrjeteve sociale, është një gjë për të cilën betohet se shumë njerëz nuk dinë për të, apo kanë dëgjuar fare pak për të, e cila është tejet e rëndësishme për të pasur një fizik të mirë.

27 vjeçarja, Camilla ka thënë se një nga gjërat më të rëndësishme që duhet ta dini është “aktivizimi”, transmeton Indeksonline.

“Ngrohja para se të stërviteni është e rëndësishme për të ulur rrezikun e dëmtimit duke përgatitur sistemin tuaj nervor për stërvitjen që do të bëni, duke rritur rrjedhën e gjakut tek muskujt dhe duke rritur gjerësinë e lëvizjes”, ka shpjeguar Camilla.

“Në botën e sotme, shumë prej nesh qëndrojnë shumicën e kohës së ditës ulur në një zyrë. Si rezultat i kësaj qëndrimi bëhet i kompromentuar dhe muskujt ngushtohen dhe është vështirë t’i aktivizoni duke filluar menjëherë me ushtrime, pasi ata nuk kanë lëvizur aq sa duhet gjatë ditës. Në këtë mënyrë edhe ushtrimet ndikojnë më pak pasi nuk arrijnë t’i aktivizojnë aq sa duhet apo do ndiheni më shpejt të lodhur nga ushtrimet”, ka sqaruar ajo./Indeksonline/