13:36 / E Martë, 05 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Takim emocional i Labinot Tahirit me Liridonën, vajzën që ishte me leukemi (Video)

Liridona Gajtani, vajza 23 vjeçare nga Hajvalia e cila kishte nevojë për shërim jashtë vendit është takuar me deputetin e Kuvendit të Kosovës, Labinot Tahiri. Ishte pikërisht Labi ai që kishte dhënë ndihmë të madhe për t’i siguruar paratë për shërim Liridonës.

Sot, vajza nga Hajvalia i ka sjellur Tahirit një mirënjohje të cilën i njëjtë ka thënë se do ia dedikon popullit.

“Sot, takimi veqant, me Liridona Gajtanin! Vajza, e cila para një viti ishte me Leokiminë Akute, sot është kthyer në nje engjull e cila është me mirë se sa ka qenë, falë vullnetit të Zotit dhe juve i dashur popull. Mrekullitë ndodhin atëherë kur ne i bëjmë veprat me zemër.
Liridona, me ka sjellur një Mirēnjohje me emrin tim, të cilën unë ua dedikojë juve i dashur popull” shkruan Labi në Facebook./Indeksonline/