11:12 / E Martë, 15 Maj 2018 / indeksADMonline

Takim me Drejtësinë, Tahiri paraqitet te Krimet e Rënda

Teksa mediat prisnin ish ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri të dilte nga hyrja e pallatit të tij, ku është në arrest shtëpie, për në Gjykatën e Krimeve të Rënda, vetë Tahiri është parë në dyert e gjykatës, i shoqëruar nga eskorta e policisë.

Avokati i tij, Maks Haxhia tha se sot do të kërkohet revokimi i masës së sigurisë, pasi nuk ka prova për të. Edhe në Gjykatë ministri nuk ka hyrë nga dera kryesore, duke qëndruar larg fokusit të medias.