13:58 / E Diele, 27 Shtator 2020 / indeksADMonline

Takimi Gjilani – Ballkani: Kastrati u lëndua rëndë

Është duke u zhvilluar ndeshje ndërmjet Gjilanit dhe Ballkanit, duel ky në kuadër të xhiros së tretë në Superligën e Kosovës në futboll.

Rezultat aktual i takimit është 0:0, por që të dyja skuadrat i kanë rastet e veta për shënim, shkruan IndeksOnline

Nga ndeshja u largua, Ylber Kastrati i Gjilanit, pasi pësoi një lëndim në këmbë e në vend të tij u inkuadrua, Oltion Rapa në minutë e 22’të të duelit.