08:18 / E Shtunë, 21 Shtator 2019 / indeksADMonline

Takimi me Joshuan i bëri “hajr” Florian Markut, e mund boksierin çek

Florian Marku ka fituar në meçin e boksit të zhvilluar dje mbrëma në Londër në sallën “York Hall”.

Boksieri shqiptar mundi me vendim unanim të gjyqtarëve boksierin çek Miroslav Serban, raporton Indeksonline.

Para ndeshjes, Marku ishte takuar edhe me ish-kampionin e peshave të rënda, Anthony Joshuan prej të cilit ka marrë këshilla të cilat rezultuan të suksesshme.

Televizioni sportiv BT për fitoren e Florian Markut e pati këtë shkrim: ” Senzacioni i mediave sociale, Florian Marku, vazhdon rekordin e tij duke mbetur i pamposhtur”.

Pas ndeshjes, Marku shfrytëzoi rrjetet sociale për t’i falënderuar të gjithë ata që e përkrahën.

“Faleminderit të gjithëve për përkrahjen sot, më besoni kur futem në ring edhe ju shof të gjithë juve duke bërtitur me shpirt, vështirë të humb… vazhdojmë fuqishëm 5-0” – ishin fjalët që Florian Marku shkroi në llogarinë e tij në Facebook.

Ndeshjen e plotë mund ta shikoni këtu./Indeksonline/