11:04 / E Mërkurë, 18 Korrik 2018 / indeksADMonline

LIVE/ Takimi Thaçi – Vuçiq, pas pak detaje nga Brukseli

Ka përfunduar tashmë takimi mes presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe atij të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Ky takim i mbajtur në kuadër të dialogut për normalizim të marrëdhënieve mes dy vendeve, është ndërmjetësuar nga Federica Mogherini, përfaqësuese e lartë e BE-së. /Indeksonline/

……………………………………

Pas përfundimit të takimit ndërmjet Ekipit Negociator të Kosovës, me përfaqësuesen e lartë të BE-së, Frederika Mogherini ka filluar takimi ndërmjet presidentit kosovarë, Thaçi dhe atij serb, Vuçiq.

Mogherini ka mbledhur dy presidentët si vazhdim i fazës së fundit të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Kosova për herë të parë në fazën e fundit të këtij dialogu është duke u përfaqësuar një delegacion të gjerë, i përbërë nga Presidenti dhe liderët e partive të koalicionit.

Mbrëmë delegacioni kosovarë është takuar me përfaqësues të lartë të Departamentit të shtetit amerikan, të cilët kanë kërkuar dinamizmin e dialogut.