75 Mall Live Search
16:24 / E Mërkurë, 19 Shkurt 2025 / Gj. Sh

Takohen Ademi e Duka, bisedojnë për bashkëpunim ndërmjet federatave

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, është takuar me homologun e tij nga Shqipëria, Armando Duka.

Ademi iste i ftuar në pritjen e organizuar nga FSHF për presidentin e Federatës së Holandës, Frank Paauw, derisa së bashku me Dukan kanë biseduar për bashkëpunim ndërmjet Federatës së Futbollit të Kosovës dhe asaj të Shqipërisë, shkruan IndeksOnline.

”Bashkë me presidentin Armand Duka patëm një takim shumë produktiv, ku biseduam rreth zhvillimit të futbollit në Shqipëri dhe në Kosovë. Diskutuam edhe për mundësitë e bashkëpunimit ndërmjet federatave tona, teksa e njoftova për arritjet e Federatës së Futbollit të Kosovës në vitet e fundit.

Presidenti Paauw shprehu gatishmërinë për të bashkëpunuar në projekte të ndryshme zhvillimore, ndërsa u shpreh i impresionuar nga zhvillimi që Kosova ka bërë në vetëm 8 vjet që nga pranimi në UEFA e FIFA.”, ka shkruar Ademi./IndeksOnline/