19:42 / E Enjte, 08 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Kërkesa për implementimin e taksës për produktet nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina

Klubi i Prodhuesve të Kosovës sot ka vizituar drejtorinë doganore të Kosovës ku është takuar me drejtorin e doganes, Bahri Berisha.

Takimi pati për qëllim që të shikohet nga afër implementimi i vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës që produkteve të  importuara nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina të ju vihet taksë prej 10%.

​Klubi i Prodhueseve e shprehu gatishmërinë për përkrahjen e doganës për implementimin e kësaj mase tarifore dhe e inkurajojë këtë institucion që vazhdojë me implementimin e mëtutjeshëm të këtij vendimi.