09:45 / E Hënë, 02 Korrik 2018 / indeksADMonline

Drejtori i Përgjithshëm i Doganës në Bruksel

Drejtori i përgjithshëm i Doganës së Kosovës Bahri Berisha me bashkëpunëtor është duke qëndruar në Bruksel ku është duke marr pjesë Organizatën Botërore të Doganave respektivisht në sesionin e 132 të Këshillit të Organizatës Botërore të Doganave.

Drejtori i përgjithshëm Bahri Berisha së bashku me ambasadori e Republikës së Kosovës në Bruksel Bernard Nikaj morën pjesë në punimet që u zhvilluan në kuadër të të Këshillit të Organizatës Botërore të Doganave pjesëmarrës ishin 182 shtete anëtare. Ky është sesioni i 4-te i OBD ne te cilin Kosova po merr pjesë si anëtare qe nga janari 2017.

Ne ketë sesion u ri-zgjodh Sekretari i Përgjithshëm i OBD z. Kunio Mikuriya. Ne ketë sesion u diskutua rishikimi i Konventës se Kyotos, ndërtimi i kapaciteteve, programet për lehtësim të tregtisë qe do te i ofrohen shteteve anëtare dhe çështje tjera te rëndësishme ne fushëveprim doganor