16:51 / E Enjte, 11 Janar 2018 / indeksADMonline

Takohen Haradinaj dhe Rama, biseduan për dy çështje!

Kryeministri i Republikës, Ramush Haradinaj gjatë vizitës në Shqipëri zhvilloi një takim edhe me homologun e tij, Edi Ramën.

Nëpërmjet një statusi në “Facebook” ai ka treguar se biseda ndërmjet tyre ishte për zhvillimet politike në rajon si dhe organzimi me rastin e vitit mbarkombëtar të Skenderbeut.

“Gjithmonë kënaqësi ta takoj kryeministrin Edi Rama dhe të bashkëbisedojmë për temat me interes nacional dhe zhvillimor për Kosovën dhe Shqipërinë. Në kuadër të takimit, biseduam edhe për zhvillimet politike në rajon dhe për aktivitetet që do të organizohen në kuadër të Vitit Mbarëkombëtar të Gjergj Kastriotit-Skënderbeut”, thuhet në shkrimin e Haradinajt. /Indeksonline/