12:40 / E Shtunë, 10 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Takohen Trump dhe Macron, ja fjalët e para të presidentit amerikan  

Donald Trump gjatë ditës së sotme erdhi në Paris, ku u prit nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron.

Në intervistë për media presidenti Trump dëshiron që të ketë një Evropë të fuqishme por ka thënë se barra e mbrojtjes e ka mbajtur SHBA, transmeton Indeksonline.

“Ne dëshirojmë të ndihmojmë Evropën por duhet të jemi të drejtë. Deri më tani barra e mbrojtjes ka qenë mbi Shtetet e Bashkuara të Amerikës” u shprehë presidenti amerikan.

Ndërsa presidenti Macron u pajtua me fjalët e Trump, duke thënë se Evropa duhet të marrë më shumë përgjithësi për mbrojtjen e vet.

“Unë sigurisht do të ndaj me presidentin Trump propozimin e bërë sa i përket aftësive strategjike mbrojtës të Evropës  dhe nevoja për një Evropë që është në gjendje të marrë më shumë barrë përgjegjësie” u shprehë Macron.

Trump gjendet në Francë për 100 vjetorin e përfundimit të Luftës së Parë Botërore./Indeksonline/