Talat Xhaferi për vizitë në Tiranë
Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi, në kuadër të vizitës së tij treditore në Shqipëri, sot do të takohet me kryetarin e Parlamentit shqiptar, Gramoz Ruçi, presidentin e Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta dhe liderin e opozitës, Lulzim Basha.
Në delegacionin e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë janë edhe deputetët Ejup Alimi, Beti Rabaxhievska – Naumovska dhe Rexhep Memedi.
Nesër, në ditën e fundit të vizitës së tij në Shqipëri, është paraparë që Xhaferi të takohet me zëvendës kryetaren e Qeverisë Senida Mesita dhe të vizitojë edhe Liqenasin, ku do të realizojë takim me minoritetin maqedonas.