75 Mall Live Search
08:45 / E Enjte, 29 Mars 2018 / indeksADMonline

Talenti holandez udhëton në Barcelonë, po kërkohet nga blaugranët

Barcelona gjithmonë është në kërkim të talenteve që të siguroj skuadrën pa bërë shumë shpenzime.

Ata tashmë janë vënë në garë për mbrojtësin e Ajaxit, Matthijs de Ligt, shkruan indeksonline.

18 vjeçari madje po qëndron në qytetin e Barcelonës me disa miq për pushim një ditor pas ndeshjeve miqësore kundër Anglisë dhe Portugalisë.

De Ligt është duke u kërkuar edhe nga klube tjera si Juventus, mirëpo për momentin nuk ka ndonjë negociatë konkrete nga asnjëra palë. /IndeksOnline/