75 Mall Live Search
16:26 / E Diele, 03 Qershor 2018 / indeksADMonline

Talenti i Manchester Cityt thyen rekordin e “sprinterave”

Sane, Sterling dhe Walker janë dy nga futbollistët më të shpejtë në Premierligë për sezonin që lamë pas.

Megjithatë, yjet e Manchester Cityt tashmë janë duke u sfiduar nga një talent në rritje i Kampionëve të Premierligës.

Ylli nga Wellsi, Rabbi Matondo ka thyer një rekord gjatë provave të fundit në sprint, shkruan indeksonline.

Koha e tij prej 2.62 sekondash në 20 metra kaloi rekordin e futbollistëve të ekipit të parë si Leroy Sane, Raheem Sterling dhe Kyle Walker.

I riu është trajnuar me ekipin e parë të trajnerit Pep Guardiola në kohë të ndryshme këtë sezon pas bashkimit me akademinë e Cityt nga Cardiff dy vjet më parë. /IndeksOnline/