23:41 / E Enjte, 03 Janar 2019 / indeksADMonline

Talenti i Wolfsburgut refuzon Kosovën: “Ëndrra ime është Gjermania”

Shqipëria dhe Kosova po e humbasin një talent mjaft premtues.

Elvis Rexhbecaj ka refuzuar të luajë për Shqipërinë dhe Kosovën, pasi ëndrra e tij është që ta përfaqësojë Gjermaninë.21-vjeçari debutoi te ëolfsburgu me shumë bujë, duke luajtur 11 ndeshje, ndërsa forma e tij është e jashtëzakonshme në këtë sezon.

Rexhbecaj ka dhënë një intervistë për ‘SportBuzzer’, duke thënë se ai e ka ëndërr të luajë për Kombëtaren e Gjermanisë, pasi ndihet si i tillë.

“Kur isha dy vjeç, kam ardhur në Gjermani me familjen time. Fillimisht jetonim në Brandenburg, me shumë vështirësi. Për ne fëmijët ishte e lehtë, por për prindërit tanë nuk dukej kështu. Babanë nuk e shikoja asnjëherë në shtëpi, sepse kishte shumë punë për të bërë”, ka thënë lojtari shqiptar.

“Nuk do e harroj kurrë një histori, teksa shokët tanë i kishin këpucët e reja, ndërsa unë dhe vëllai im nuk e kishim këtë mundësi. Kur babai na erdhi një ditë me disa këpucë të reja, sa shumë që jemi gëzuar”, kujton Rexhbecaj.

“Fiziku i fortë? Po, që kur isha fëmijë së bashku me vëllanë tim stërviteshim duke bërë xhiro me biçikletë. Gjatë çdo dite, pavarësisht sesi mund të dukej moti. Të paktën 20 minuta për xhiro, do të gjendesha në biçikletë. Tani nuk kam më probleme gjatë kohës kur vrapoj”.