Talenti nga Istogu nënshkruan me Werder Bremen-in
Leon Zeqiraj është një tifoz i madh i Werder Bremen. Zemra e futbollistit 14-vjeçar rrah për verdhebardhët. Në sezonin e ardhshëm vetë Leoni do të veshë fanellën e Bremenit. Talenti i JFV Biber ka bërë një hap të madh në karrierë duke nënshkruar me klubin nga Bundesliga.
Talenti istogas është shumë i lumtur për këtë mundësi të shkëlqyer. Ai fillimisht do të luajë në skuadrën Werder U-15.
“Zeqiraj qëndron me këmbë në tokë, Prindërit e tij dhe ai e dinë që rruga e një profesionsti është akoma larg dhe e vështirë. Edhe studimet e tij nuk duhet të pengohen nga futbolli. Werder i kushton një rëndësi të madhe kësaj” shkruan faqja zyrtare e klubit gjerman. /IndeksOnline/