17:27 / E Diele, 28 Maj 2023 / C E

“Tallava” Superliga e Kosovës, veç Zoti e di çfarë ndodhi në minutat shtesë

Ferizaj ka siguruar barazhin për të qëndruar në Superligë pasi ka mposhtur Dukagjinin me rezultat 2-1 në ndeshjen e javës së fundit.

Në Ligën e parë do të luaj Trepça ’89 e cila përkundër fitores ka përfunduar në vendin e parafundit.

Trepça ‘89 ka fituar me përmbysje përballë Prishtinës me rezultat 2-1, shkruan Indeksonline.

Golin për Prishtinën e shënoi Kryeziu në minutën e 39-të të ndeshjes.

Për Trepçën ‘89 shënoi Nimani në minutën e 85-të dhe Fazliu në minutën e gjashtë shtesë.