14:25 / E Premte, 22 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Tashti, do ta keni më të lehtë orientimin në QKUK!

Qytetarët që do të kërkojnë ndihmë në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës, tash e tutje do ta kenë më të lehtë të orientohen.

Kjo pasi që janë vendosur shenja për secilën klinikë dhe institucion brenda oborrit të QKUK- së, shkruan Indeksonline.

Lajmin për vendosjen e këtyre shenjave e ka bërë të ditur Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës.

“Më herët, pacientët kanë humbur shumë kohë, duke bredhur rrugëve, në pamundësi për të gjetur adresën e saktë për institucionet përkatëse shëndetësore. Implementimi i këtij projekti i ka dhënë një pamje tjetër QKUK-së, ndërsa pacientëve qasje më të lehtë për marrjen e shërbimeve”, thuhet në postimin e SHSKUK-së.