17:50 / E Martë, 07 Dhjetor 2021 / AD

Tani Instagrami do të na njoftojë vetë kur duhet të dalim prej tij!

Zyrtarisht, tani vetë Instagrami do të na njoftojë kur është koha për t’u shkëputur pak prej tij! Opsioni “Take a Break” u prezantua që në shtator, por vetëm tani do të mund të përdoret nga përdoruesit, fllimisht vetëm në disa vende të botës si SHBA, Britani, Kanada dhe Australi. Gjatë muajve në vijim do të jetë i aksesueshëm në të gjithë botën, por si do ta përdorim?

Duke shkuar tek “Settings” mund ta aktivizoni duke e bërë “on” dhe më tej zgjidhni një nga opsionet. Mund të vendosni vetë që Instagrami t’ju kujtojë pas 10, 20 ose 30 minutash. Do t’ju thuhet të mbyllni aplikacionin, të merrni frymë thellë, të shkruani diçka në një letër apo të dëgjoni një këngë. E gjithë kjo bëhet si ndërgjegjësim për kujdesje ndaj shëndetit mendor. 

Përveç kësaj, Instagrami ka njoftuar se po punon për të limituar numrin e njerëzve që bëhen tag apo përmenden në një foto a video, për të mbajtur adoleshentët larg përmbajtjeve të papërshtatshme që do të dëmtonin shëndetin e tyre.