18:36 / E Hënë, 12 Korrik 2021 / AR

Tani janë një familje e madhe/ Ben shëtit me fëmijët e tij dhe vajzën e Jennifer

Ben Affleck dhe Jennifer Lopez e kanë kaluar lidhjen në një tjetër nivel duke e bërë familjare.

Pak ditë më parë ata kaluan një pasdite së bashku me fëmijët. Ndërsa sot Ben është fotografuar duke vizituar Universal CityWalk me dy fëmijët e tij dhe vajzën e Jenniferit, Emme.

Ben kishte veshur një bluzë me shkrim “Don’t Poke dhe Bear” teksa ecte me fëmijët e tij, Samuel, 9 vjeç, Seraphina, 12 vjeç dhe vajzën e Jenn, Emme, 13 vjeç.

Të katërt po shijonin në duar edhe nga një simite.

Mesa duket Ben ka krijuar një raport të afërt me fëmijët e partneres dhe nuk e ka aspak problem t’i marrë me vete kur del me fëmijët e tij.

Kujtojmë që Jenn së shpejti pritet të zhvendoset në Los Angeles pikërisht për të qenë pranë Benit.