11:58 / E Martë, 26 Qershor 2018 / indeksADMonline

Tani mund të shkarkoni iOS 12 Public Beta

Tani mund të shkarkoni  iOS 12 public beta përmes faqes “public beta” të Apple.

iOs i ri përmban disa karakteristika integruese që ju do i pëlqeni, duke përfshirë Memoji (për përdoruesit e iPhone X), një ekran të kohës që do ju tregoj se sa kohë keni shpenzuar në pajisjen tuaj, dhe një riorganizim tërësisht të njoftimeve të sistemit.

Ekziston edhe grupi FaceTime dhe përmirësimi i përformancës së telefonit.

Si gjithmonë “Public Beta”, paralajmërohet të mos shkarkohet në pajisjen tuaj kryesore, pa e testuar diku tjetër, transmeton Indeksonline.

Ruajeni për një telefon tjetër ose iPad testues.

Nëse me të vërtetë dëshironi të provoni në telefonin tuaj personal, sigurohuni që të kopjoni të gjitha të dhënat tuaja në rast se iOS 12 fshin gjithçka nga pajisja juaj.

Versioni përfundimtar i iOS pritet të dal në vjeshtë pas ngjarjes vjetore të Apple./Indeksonline