75 Mall Live Search
16:59 / E Shtunë, 26 Tetor 2019 / indeksADMonline

Tani po teprohet, Batatina sërish fajëson gjyqtarët

Tahir Batatina sërish drejton gishtin kah gjyqtarët.

Trajneri i Llapit akuzoi gjyqtarin Besfort Vula pas humbjes nga Vushtrria.

Atij nuk i pëlqeu kartoni i kuq që iu dha Benjamin Eminit.

“Nuk e di deri kur do të vazhdojnë këta gjyqtarë me këto referime ndaj Llapit. Benjamin Emini nuk e meritoi kartonin e kuq”, deklaroi Batatina për “Supersport”.

“Pse Llapi vazhdon të penalizohet, pse gjithë këta kartonë?”, vazhdoi Batatina, i cili “harroi” që Vushtrrisë iu mohua një gol i rregullt në pjesën e parë.

“Ata krijuan vetëm një rast, atë të golit. Ne i patëm disa raste por nuk realizuam”, u shpreh tekniku llapjan.

Vushtrria fitoi minimalisht, 1:0.