14:53 / E Hënë, 24 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Tanimë nuk duhet pritur që dikush t’i ketë 16 vjet për t’u pajisur me letërnjoftim të Kosovës

Në mbledhjen e 81-të të Qeverisë së Kosovës është miratuar ndryshimi dhe plotësimi i ligjit për letërnjoftim të Kosovës.

Me kërkesë të ministrit të Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa, nuk ka nevojë më të pritet që një individ të ketë 16 vjet për t’u pajisur me letërnjoftim, transmeton Indeksonline.

Prej tani, të drejtë për letërnjoftim kanë të gjithë personat, përfshirë edhe të porsalindurit./Indeksonline/