13:08 / E Shtunë, 08 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Tatuazhi i ri i Luis Suarez, ka një kuptim të veçantë

Luis Suarez ka një festim të zakonshëm të golave, duke ngritur tre gishta lartë. Me anë të këtij festimi ai ia dedikon golat familjes së tij.

Këtë festim ai ka vendosur që ta bëjë të ‘pavdekshëm’, duke e bërë tatuazh në qaf, transmeton Indeksonline.

Suarez ka shpërndarë momentin kur po e bënte tatuazhin në profilin e tij në Instagram.

Sulmuesi uruguaian pritet të kthehet në ndeshjen kundër Espanjollit, pas një lëndimi qe e la jashtë disa ndeshje. /Indeksonline/


Temat: