08:24 / E Diele, 04 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Suarez lë nën hije gjithë sulmuesit e Real Madridit

Shumë kanë dyshuar në Luis Suarez, por ai e ka dëshmuar se ende di të shënojë gola.

Tashmë ai ka arritur në kuotën e nëntë golave në La Liga këtë sezon, që është më shumë se krejt sulmi i Real Madridit së bashku.

Si 31-vjeçar, Suarez ua ka mbyllur gojën kritikëve të tij, duke përfshirë edhe tre-golëshin e tij në ”El Clasico”, dhe me dopietën e mbrëmshme ndaj Rayo Vallecanos, transmeton IndeksOnline.

Tani, ai është golashënuesi më i mirë i Barcelonës këtë sezon, duke e kaluar edhe Lionel Messin.

Uruguaiani, sikur Cristhian Stuani dhe Iago Aspas, renditet në krye të golashënuesve më të mirë në La Liga me nëntë gola, më shumë se Bale (4), Benzema (3) dhe Asensio (1) së bashku.

Në Champions League, megjithatë, Suarez ende ka probleme dhe nuk ka shënuar ende, teksa dueli me Interin në Milano në mesjavë është një mundësi e mirë për të./IndeksOnline/