75 Mall Live Search
08:43 / E Enjte, 13 Shkurt 2025 / G T

Taulanti vendos për t’u pensionuar, reagon Granit Xhaka: Nuk është vetëm një emër, do të mbetet përgjithmonë!

Ish-mesfushori i Kombëtares së Shqipërsië, Taulant Xhaka, ka vendosur që të pensionohet nga futbolli aktiv në moshën 34-vjeçare në fund të këtij sezoni.

Vëllai i tij, Graniti përmes rrjeteve sociale ia ka dedikuar disa fjalë Taulantit, duke thënë se emri i tij do të mbetet përgjithmonë, shkruan Indeksonline

“Nuk është vetëm një emër. Është një kujtim, një ndjenjë, një histori. Disa emra zbehen, por ky mbetet përgjithmonë”, ka shkruar Granit Xhaka në rrjetet sociale.

Ëndrra e përbashkët e vëllezërve Xhaka për të luajtur sërish bashkë për Baselin nuk do të realizohet më.

Taulanti pati një karrierë fantastike te Baseli, duke fituar gjashtë herë titullin e ligës dhe tri herë Kupën e Zvicrës./Indeksonline/