09:20 / E Premte, 29 Korrik 2022 / k.v

Tavares transferohet te klubi i madh francez

Mbrojtësi i Arsenalit, Nuno Tavares raportohet se do të transferohet tek klubi francez, Olympique Marseille.

Sipas eksperti të transferimeve Fabrizio Romano, Arsenal dhe Marseille kanë arritur marrëveshje për 22 vjeçarin për t’u transferuar te klubi i njohur francez.

Mbrojtësi i majtë do t’i bashkohet Marseilles në formë huazimi deri në qershor, por nuk do ta ketë të drejtën e blerjes së plotë të lojtarit në fund të sezonit.

Tavares thuhet së sot do të kryej testet mjekësore tek Marseille, e më pas do të prezantohet si lojtar i ri i skuadrës franceze.