75 Mall Live Search
22:01 / E Diele, 14 Prill 2024 / AR

Taylor e lumtur teksa mban për dore të dashurin Travis

Taylor Swift dukej aq e dashuruar si kurrë më parë teksa ecte dorë për dore me të dashurin e saj Travis Kelce në Coachella të shtunën mbrëma.

Taylor dukej elegante me një palë pantallona të shkurtra të zeza, xhaketë lëkure dhe  çantë Stella McCartney teksa kalonte nëpër turmat e njerëzve.

Dyshja ishte parë më herët gjatë natës duke kërcyer me grupin e Jack Antonoff Bleachers gjatë ditës së dytë të koncerit të mbushur me yje.

Travis ishte i veshur me një këmishë, pantallona me vija blu, shami dhe kapelë Happy Gilmore.