75 Mall Live Search
18:28 / E Enjte, 09 Prill 2026 / H F

Taylor Swift mahnit me paraqitjen e saj, teksa përgatitet dasmën me Travis Kelce!

Taylor Swift u pa mbrëmë në New York City duke dalë me miqtë, ndërsa përgatitjet për dasmën e saj duket se janë në zhvillim. Këngëtarja ecte me një fund ngjyrë qumështi, tipik për një nuse, pranë shoqes së saj të ngushtë, Ashley Avignone.

Ajo mbante një çantë të zezë Dior, bluzë dhe taka të zeza, dhe shoqërohej edhe nga komediani Jerrod Carmichael, shkruan TMZ, raporton IndeksOnline.

Taylor dhe i fejuari i saj, Travis Kelce, u fejuan në gusht 2025 dhe pritet të martohen këtë vit. Çifti duket veçanërisht i dashuruar ndërsa dita e madhe afrohet.