09:05 / E Enjte, 23 Maj 2024 / MSH

Taylor Swiftit i ndodh e papritura, i shqepet fustani në mes të skenës

Taylor Swift është përballur me incident në skenë.

Gjatë koncertit të saj në Stokholm, teksa ishte gati të ulej në piano, fustani blu i këngëtares u shqep dhe u hap në mes, duke i nxjerrë në pah të brendshmet. Ajo e kaloi këtë situatë me shumë sportivitet, u ul pranë pianos, tentoi ta rregullonte fustanin dhe më pas nisi të performonte.

Në një video të publikuar, ndërsa po rregullonte fustani, Swift dëgjohej duke i thënë publikut: Flisni me njëri-tjetrin” për të larguar vëmendjen.