16:13 / E Diele, 11 Korrik 2021 / AR

Tayna e ‘djegë’ atmosferën, e stërmbush sallën në Mitrovicë

Reperja e famshme kosovare, Tayna ka nisur t’i mbajë koncertet.

Pas një viti pandemie, fansat arritën të çmallen me hitet e saj, shkruan Indeksonline.

Ajo mbrëmë ka mbajtur koncertin e parë për këtë vit në qytetin e Mitrovicës.

Menaxheri i saj, Rinor Hykolli, ka publikuar disa momente nga atmosfera fantastike që është krijuar mbrëmë.

Aty shihen se pjesëmarrja e fansave ishte e madhe duke u grumbulluar qindra persona për të shijuar përformancën e saj./Indeksonline/