08:31 / E Martë, 02 Qershor 2020 / indeksADMonline

Tayna nis xhirimet e videoklipit në Zvicër

Tayna është drejt finalizimit të projektit të ri muzikor.

Reperja e njohur kosovare prej javësh ka udhëtuar drejt Zvicrës për të përfunduar këngë  e re dhe videoklipin.

Ndërsa duket se pritës së adhuruesve të saj po iu vije fundi, pasi në një InstaStory Tayna ka treguar se kanë filluar xhirimet e klipit.

Edhe këtë herë si çdo herë tjetër, Tayna erdhi atraktive dhe stilit të veçantë.

Ndërkohë edhe pse kënga e re duket se është në përfundim, Tayna ende nuk ka dhënë një datë për publikimin e saj.

Ndryshe, kënga e saj e fundit është “A jo” e cila u lansua pa videoklip gjatë kohës së pandemisë./Indeksonline/