14:31 / E Martë, 04 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Tayna pozon me krenari, pranë dy makinave luksoze të saj

Që nga fillimi i karrierës,  reperja e njohur, Tayna ka sjell hite të njëpasnjëshme dhe është presente pothuajse çdo natë në koncerte e mbrëmje muzikore, si brenda, ashtu edhe jashtë vendit.

E kjo i mundëson asaj që të ketë një jetë luksoze dhe t’ia plotësoj vetes dëshirat, ashtu siç janë makinat që ajo ka blerë.

Rep artistja e njohur nga Prizreni në një postim në Instagram ka pozuar pikërisht pranë dy makinave të saj.

Tayna pa hezitim ka ngritur gishtin e mesit, teksa ka treguar se gjendet në vendlindjen e saj.

Kujtojmë se pak ditë më parë, Tayna është rikthyer nga Amerika ku qëndroj disa ditë.

Ndryshe, Tayna së fundi ka promovuar projektin  me reperin e njohur, Mozzik “Lakmitare”./Indeksonline/