Tchouameni rikthehet nga lëndimi, mund të luajë në ndeshjen e ardhshme ndaj Bilbaos
Një lajm pozitiv vjen nga kampi i Real Madridit.
Mesfushori i Real Madridit, Aurelien Tchouameni është rikthyer sot në stërvitje, që është një lajm i mirë për skuadrën e Carlo Ancelottit pas krizës që po kalojnë “galaktikët”.
👌 Según lo previsto
— MARCA (@marca) December 2, 2024
🔙 Tchouaméni prepara su regresohttps://t.co/Y1YPHBr0Xa
Francezi, kishte pësuar një lëndim në kyç të këmbës në ndeshjen e Ligës së Kampionëve ndaj Milanit.
Tchouameni, mund të startojë në ndeshjen e ardhshme të Realit, atë ndaj Athletic Bilbaos në La Liga./IndeksOnline/