21:52 / E Enjte, 26 Janar 2023 / Gj. Sh

Tchouameni, transferimi më i shtrenjtë i vitit 2022

Kalimi i Aurilien Tchouameni te Real Madridi, është transferi më i shtrenjtë i vitit 2022.

Kështu është bërë e ditur nga Raportit vjetor i Transferimeve Globale për vitin 2022, i publikuar nga FIFA, transmeton IndeksOnline.

Pas Tchouameni transferimet më të shtrenjëta për vitin 2022 janë: Darwin Nuñez, Antony, Casemiro dhe De Ligt.

Raporti zbulon se vitin e kaluar ka pasur 71,002 transferime ndërkombëtare , një shifër historike që përfshin 21,764 operacione me futbollistë profesionistë (meshkuj dhe gra) dhe 49,238 lojtarë amatorë.

Manchester United është skuadra që ka shpenzuar më shumë dhe pas saj vijnë Barcelona, Liverpul dhe Bayern Munchen./IndeksOnline/