11:31 / E Hënë, 02 Korrik 2018 / indeksADMonline

Të akuzuarit në rastin ‘Syri i Popullit’ deklarohen të pafajshëm

Ka nisur shqyrtimi gjyqësor në rastin e organizatës “Syri i Popullit”, ndaj të akuzuarve Avni Llumnica, Ragip Sallova, Sadri Ramabaja, Sabit Berisha, Behxhet Luzha, Halim Halimi, Bajrush Konjusha, Lirije Luzha, Murat Jashari dhe Rexhep Topllana për vepra të ndryshme penale.

Kryetarja e trupit gjykues Naime Krasniqi-Jashanica Mori vendim që seanca të jetë e hapur për publikun ndryshe prej herës së kaluar kur ishte mbyllur.

Gjatë deklarimit të tyre rreth akuzave që i rëndojnë, të gjithë të akuzuarit u deklaruan të pafajshëm, raporton “Zeri.info”.

Ndërsa i akuzuari Sadri Ramabaja tha se nuk është asgjë tjetër veçse një viktimë e politikës.

“Unë jam viktimë e persekutimit politik. Ndjehem i pafajshëm”, tha Ramabaja.