11:28 / E Premte, 25 Shtator 2020

Të armatosur deri në dhëmbë, Njësia Speciale e EULEX-it futet brenda OVL të UÇK-së

Të armatosur deri në dhëmbë, pjesëtarët e Misionit Evropian për Sundim të Ligjit në Kosovë (EULEX), në këto qaste janë duke zhvilluar një aksion brenda zyrave të Organizatës së Veteraneve të Luftës.

Ende nuk dihet arsyeja e bastisjes së këtyre zyrave, mirëpo rikujtojmë se së fundi në këto zyra kanë qarkulluar dosje të Gjykatës Speciale.

Njësia Speciale e EULEX-it është duke asistuar në urdhrat e dhënë nga Gjykata Speciale.

Dje ndodhi arrestimi i parë nga ky njësit, ku Salih Mustafa u nis menjëherë për në Hagë, ku së shpejti do të dalë para trupit gjykues si i akuzuar për krime lufte./IndeksOnline/