10:18 / E Martë, 09 Mars 2021 / Blerim

Të dy gjermanë, por Tucheli s’po kuptohet me Wernerin

Skuadra e Chelseat po vazhdon me rezultate pozitive në të gjitha garat me trajnerin e ri, Thomas Tuchel.

Blutë arritën fitore 2 me 0 ndaj Evertonit në Premierligë, takim i luajtur në stadiumin “Stamford Bridge”, shkruan IndeksOnline.

Gjatë ndeshjes kamerat kapën momentin kur trajneri gjerman i bërtet bashkëvendasit të tij, Timo Werner.

“Timo, sa kohë luan? Ju luani mirë! Ju keni luajtur në të majtë për një çerek ore, ju duhet të luani në të djathtë. Pse s’po kupton?”, ishin fjalët e Tuchelit për sulmuesin e Kombëtares së Gjermanisë.

Werneri zhvilloi një paraqitje të mirë mbrëmë, por dështoi të shënonte gol në 2 raste tejet të mira./IndeksOnline/