23:45 / E Shtunë, 31 Tetor 2020 / OSH

Të dyshuarit që u gjuajtën me armë zjarri dolën nga kafiteritë

Sonte rreth orës 22:30 janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri në rrugën “Simon Shiroka” në Prishtinë.

IndeksOnline mëson nga burimet e veta se të dyshuarit janë gjuajtur me armë zjarri kanë dalë nga njëra nga kafiteritë që gjenden në këtë rrugë.

Nga Policia e Kosovës për IndeksOnline kanë njoftuar se në vendin e ngjarjes janë gjetur tri gëzhoja të fishekëve.

“Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes. Aty janë gjetë tri gëzhoja të fishekëve. Deri në këtë moment nuk kemi ndonjë ankues…Policia po merret me rastin”, thuhet në përgjigjen e policisë.