17:14 / E Mërkurë, 01 Gusht 2018 / indeksADMonline

Të enjten dhe të premten Kuvendi hap dyert për bashkatdhetarët

Të gjithë qytetarët e Kosovës që jetojnë jashtë vendit, gjatë qëndrimit në  vendlindje do të kenë mundësinë të vizitojnë Kuvendin.

Në një njoftim për media, Kuvendi ka njoftuar se të enjten dhe të premten, përkatësisht më 2 dhe 3 gusht 2018, nga ora 10:00 – 15:00, në Kuvendin mbahet aktiviteti, tashmë tradicional, “Bashkatdhetarët në Kuvend”, transmeton Indeksonline.

Gjatë këtyre dy ditëve, Kuvendi do të jetë i hapur dhe mirëpret të gjithë mërgimtarët të cilët dëshirojnë ta vizitojnë ndërtesën e institucionit më të lartë legjislativ. ​