15:31 / E Mërkurë, 08 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Të enjten Kuvendi lanson Platformën ‘Sistemi për Përcjelljen e Legjislacionit’

Të enjten, më 9 nëntor 2017, Kuvendi i Republikës së Kosovës, Forumi për Transparencë Parlamentare, lanson Platformën ‘Sistemi për Përcjelljen e Legjislacionit’.

Në këtë ceremoni, nga një fjalë rasti do të kenë kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli dhe drejtori i USAID-it në Kosovë, James Hope.

 Kjo platformë e vendosur në ueb-faqen zyrtare të Kuvendit, u ofron organizatave të shoqërisë civile, qytetarëve dhe mediave, qasje në të gjitha informatat dhe dokumentet që ndërlidhen me projektligjet që janë në shqyrtim në Kuvend).