16:40 / E Diele, 18 Qershor 2023 / AR

Të famshmit që i thyen rregullat në dasmën e Arbanes dhe Eduartit

Ditën e djeshme moderatorja shqiptare Arbana Osmani ka kurorëzuar dashurinë me martesë me regjisorin, Eduart Grishaj.

Edhe pse ishte e cekur në ftesë që të mos publikojnë asgjë nga dasma e tyre, disa prej pjesëmarrësve thyen këto rregulla, shkruan Indeksonline.

Arbër Bytyqi ka postuar në Instastory një foto ku duket vetë dhe pak nga dasma.

Yll Limani ka publikuar foto jashtë ambientit të dasmës, ku duket qyteti italian.

Ish opinionisti i Big Brother VIP, Arbër Hajdari ka publikuar një foto bashkë me gruan e tij.

Edhe këngëtarja Xhensila Myrtezaj shfaqi kombinimin me vajzën, Ajkën, ku dukeshin edhe disa detaje me drita në një prej ambienteve të dasmës së çiftit./Indeksonline/